Një ngasës i biçikletës ka vdekur pasi është aksidentuar me një veturë në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Ju njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12: 00 minuta në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku ,në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës, me lëndime të rënda trupore si pasojë ka ardhë deri te vdekja e ngasësit të biçikletës. Për informata më të hollësishme do ju njoftojmë ne vijimesi”.
Tv Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.