Zgjidhet trajneri më i mirë i muajit tetor në Premier Ligë

Në Angli është zgjedhur se cili trajner ka arritur të bëjë më mirë me skuadrën e tyre gjatë muajit tetor.

Premier League, ka zgjedhur si trajnerin më të mirë atë të Chelsea, Thomas Tuchel.

Tekniku i “bluve” të Londrës gjatë muajit tetor ka arritur te marrë 4 fitore, kundër skuadrave si Southhampton 3-1, Brentfordin 0-1, Norwichin 7-0 dhe Newscastle 0-3.

Chelsea është kryesuesi i tabelës së klasifikimit në Premier League me 26 pikë të grumbulluara në 11 takime të luajtura. /f.a/abcnews.al

Read Previous

Një i vdekur dhe 16 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

Dani Alves afër rikthimit te Barcelona