Kurti në Gjakovë: Shteti duhet të jetë shtëpi e popullit -KRONIKË ZGJEDHORE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qëndruar sot në Gjakovë. Pas takimeve të shumta në fshat e qytet, Kurti ka shoqëruar kandidaten për kryetare të kësaj komune nga radhët e partisë së tij në takim me banorët e bllokut të ri, në shkollën “Fehmi Agani”. Kurti këtu u prit me brohoritje e duartrokitje. Ai në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve, teksa theksoi faktin se shteti duhet të jetë shtëpi e popullit.

Ndërsa në fjalën e saj Kusari-Lila, teksa tregoi se si ka nisur rrugëtimin e përbashkët me Vetëvendosjen, duke vënë në pah mundësinë që ka Gjakova të realizojë projekte jetike falë Qeverisë.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët nga Gjakova, Ardian Gola e Agon Batusha.

Read Previous

Osmani: Krijimi i Asociacionit të komunave serbe do t’u shkaktonte dhimbje koke edhe partnerëve

Read Next

Moti sot në Kosovë