Organizata Handikos në Gjakovë me kurse për vallëzim, aktrim dhe piktur

Të shumta janë aktivitetet që zhvillohen në organizaten Handikos në Gjakovë. Së fundmi këtu janë duke u mbajtur kurset e vallëzimit, aktrimit dhe pikturës. Çdo ditë e më shumë të rinjët e Handikos Gjakovë po shfaqin talentin e tyre artistik. Kështu tha zyrtari për mbrojtjen e fëmijeve Arbër Xharra duke shtuar se qëllimi i gjithë kësaj është aktivizimi dhe nxjerrja në pah e talentit të të rinjëve në disa diciplina artistike.

Këto kurse po realizohen në kuadër të projektit ‘’Pjesmarrja në jetën kulturore për personat me aftësi të kufizuara’’ i financuar nga Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Read Previous

Për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, qytetarët me alternativa të tjera për ngrohje

Read Next

Rudi: Qeveria nuk duhet të neglizhojë kërkesat tona