Vrull i dhunës fizike në Kosovë, vetëm për 24 orë tri raste në këto komuna

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy viktimat femra kosovare, kanë pranuar tretman mjekësor pasi të njëjtat dyshohet se pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit  me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Një burrë dhe dy gra kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në fshatin Pozheran të Vitisë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje, i kishin sulmuar fizikisht tri viktimat një mashkull dhe dy femra, kosovarë. Si pasoj e rastit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Një burrë është arrestuar në Prizren pasi ka rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Siç bën me dije policia përmes raportit, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje dhe i dyshuari ishte në gjendje të dehur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në gjendje të dehur i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin e tij, të dy viktimat kosovarë,  të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar  në mbajtje për 48 orë”, njoton policia.

Read Previous

Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon pa vaksinë kundër HPV