Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë testuar 1.619 persona, dhe 14 nga ta kanë rezultuar pozitiv.
Ky inistitucion gjithashtu informon se gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 qytetarë, duke e dërguar numrin e të shëruarve në 157.419 që nga fillimi i kësaj epidemie.
Ndërkaq, imunizimi kundër virusit covid-19, po vijon çdo ditë në qendrat e vaksinimit në nivel vendi ku deri më tani numri total i vaksinave të administuara është 1.578.022 doza.
Ndërsa sa i përket komunës së Gjakovës deri më tani janë administruar gjithsej 95.403 doza kundër virusit korona. Kurse nga raporti 24 orësh i spitalit “Isa Grezda”, thuhet se ky institucion shëndetësorë ka 7 pacientë të konfirmuar pozitiv.