Një kosovar është dënuar me burgim nga Gjykata e Qarkut e Aaraut në Zvicër. Kjo pasi ai ka zhvilluar një garë ilegale veturash para dy vitesh në autostradën A1.
Dy të dyshuarit janë një kosovar 27-vjeçar dhe një zviceran 36-vjeçar.
Akuza i ngarkon dy personat në fjalë se kanë zhvilluar një garë të paligjshme makinash në autostradën A1 midis lokaliteteve Suhr dhe Baden-Dättwil në mes të tetorit 2019, njofton televizioni Tele M1.
Gara është zhvilluar në mes të një makine Ferrari 458 dhe një BMW M5. Shpejtësitë maksimale të matura ishin 196 dhe 191 km/orë.
Dy garuesit, jo vetëm që kishin shkelur në mënyrë të rëndë rregullat e qarkullimit, por kishin penguar dhe rrezikuar edhe shoferët e tjerë, pjesëmarrës në trafik.
Të dy u dënuan përkatësisht me 28 muaj dhe 22 muaj burg dhe duhet të paguajnë edhe një gjobë./GazetaSinjali/