Kandidatja për kryetare të Gjakovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëndosjes, Mimoza Kusari Lila, i është përgjigjur kallëzimit penal që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar sot (e enjte) në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Kusari-Lila ka thënë që këtë kallëzim penal e konsideron qesharak, dhe si një thirrje dëshpërimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në pak ditë para mbajtes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar/e komune në Gjakovë.
“Si rrjedhojë e përpjekjeve të dështuara, e që me çdo kusht ta mbajnë Gjakovën, tash bëjnë gjëra të cilat me të vërtetë e shpërfaqin edhe mungesën e seriozitetit të tyre dhe mos respektimin e rendit dhe ligjit nga ana e tyre.” shtoi ndër të tjera Kusari-Lila.