Rruga “Markaj e Pjetërgjini” në fshatin Pjetërshan është asfaltuar në gusht të vitit 2021. Kjo rrugë të qon në qendrën rinore e cila është duke u ndërtuar në këtë fshat. Mirëpo asfaltimi i saj është bërë pjesërisht për shkak se punimet janë realizuar deri tek lagjia Lushi apo ndryshe njihet edhe si “Lugu i Mirë”. Gaspër Lushi i cili ka ardhur për pushime në vendlindje thotë se ky projekt ka qenë i planifikuar që të përfundojë më herët, mirëpo sipas tij kompania e cila është e kontraktuar nuk është duke i kryer punimet sipas dinamikës së punës. Ai thotë se nga balta e krijuar po e kanë të vështirë që të qarkullojnë. Gaspëri tutje ka theksuar se nëse asfaltimi i kësaj rruge nuk realizohet më shpejt atëherë vështirësitë do të jenë edhe më të mëdha sepse po i afrohemi edhe stinës së dimrit.
Lushi tha se asfaltimi i kësaj rruge jo vetëm që do të lehtësojë qarkullimin e banorëve por të gjithë atyre që do të bëhen pjesë e qendrës rinore e cila është shumë afër shtëpisë së tij. Andaj kërkesa e tij është që të merren masa nga organet kompetente dhe të përfundojë sa më shpejt ky projekt infrastrukturor.
Lidhur me kërkesën e banorëve ne kemi kërkuar nga dikasteri i shërbimeve publike pranë kuvendit komunal që të marrin informata se çfarë po ndodh me këtë projekt. Përmes emailit nga zyra e informimit kemi pranuar këtë përgjigje:
Për rrugën në fjalë ju njoftojmë se punimet aty kanë filuar dhe të njëjtat janë në process. Bëhet fjalë për një segment rreth 900 metra, asflatimi i të cilës do të përfgundojë sipas planit dinamik të paraparë.
Gjatë realizimit të kësaj kronike u panë vetëm makineritë mirëpo jo edhe punëtorët e kompanisë së kontraktuar. Në ditët në vijim medium ynë do të ju informojë për rrjedhën e këtyre punimeve.