Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përsëri sot ka treguar ndotje të madhe të ajrit.
Matësit e IHMK-së që kanë treguar ajër me cilësi të dobët janë të vendosur në Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Pejë e Prishtinë.
Matësit sot nuk kanë treguar të dhëna për fshatin Dardhishtë, Palaj dhe Brezovicën.
Ajër me cilësi mesatare sot ka në Hani i Elezit, Prishtinë (IHMK) dhe Prizren.
Ajër me cilësi të pranueshme sot ka vetëm Drenasi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
/Kallxo.com/