Gërvalla: Kosova kandidate për BE deri më 2025

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raportoi sot para deputetëve, anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane.

Kryediplomatja iu përgjigj të gjitha pyetjeve në lidhjen me politikën e jashtme, duke bërë të ditur se ministria që drejton po punon çdo ditë për liberalizim të vizave, por u njoftua po ashtu se vendi ende nuk ka nisur të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ngase për këtë po hartohen strategji dhe se Kosova nis proceset vetëm atëherë kur sigurohet se ka të gjitha votat.

Gërvalla në komision bëri të ditur edhe një synim shumë të madh të ekzekutivit, që brenda mandatit të tyre Kosova ta fitojë edhe statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Ministrja e Punëve të Jashtme gjatë raportimit u pyet edhe për çështjen e gazit amerikan dhe tubacionit që mund të kalojë nga Greqia, dhe deklaroi prerazi se nuk e kanë kushtëzuar shtetin helen për gazin në rast se Greqia e njeh Kosovën, e madje kjo temë as s’është folur fare sipas saj.

/KlanKosova/

Read Previous

Nëndetësja luksoze Super Sub, është më e shpejtë sesa një delfin

Read Next

​Konjufca: Heroizmi i Afrimit dhe Fahriut ishte shkëndija e parë e UÇK-së