Me këngë e poezi u shënua sot festa e shkollës “Anton Çetta” në Dol

Nxënësit e shkollës ‘’Anton Cetta’’ në fshatin Dol të komunës së Gjakovës, me një program artistik kremtuan festën e këtij institucioni arsimor. Mësimdhënësit dhe nxënësit u përkujdesën që këtë ditë ta shënojnë nën respektimin e masave anticovid. Me këtë rast u tha se kjo shkollë mban me krenari emrin e pajtimtarit dhe folkloristit Anton Çetta.

Nxënësit përveq këngës dhe valleve recituan edhe vargje të bukura kushtuar veprimtarisë dhe figurës së Anton Çettës.

Festa vazhdoi me melodinë e muzikës dhe zërin e bukur të korit të shkollës. Përndryshe kjo shkollë punën e ka filluar në vitin 1949 dhe ndër vite breza të tërë janë edukuar dhe arsimuar këtu.

Read Previous

Vuçiq: Ata që na bombarduan s’kanë të drejtë të flasin për ligj dhe drejtësi

Read Next

21 raste të reja me COVID-19