Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021.
Në njoftimin e këtij shërbimi bëhet e ditur se në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë, thuhet nga ShSKUK.