Të rinjtë e Kryqit të Kuq me projekt në ndihmë të familjeve në nevojë

“Feelings in a Robe” është projekti i rinisë së “Kryqit të Kuq” për ngritjen e fondeve, për familjet në nevojë, por që ka hasur në përkrahjen edhe të të gjithë anëtarëve të Kryqit të Kuq që kanë ndihmuar në promovimin e projektit. Për idenë dhe detaje të tjera rreth projektit na tregoi Mjellma e cila ka qenë e përkushtuar në këtë iniciativë.

E Mjellma nuk ka qenë e vetme. Atë e kanë ndihmuar edhe të tjera vullnetare, që kanë promovuar gjupat me kapele në disa prej shkollave të qytetit.

Përvec këtij projekti, sekretarja e organizate na tha se angazhimet e tyre po vazhdojnë edhe me projekte të tjera, ndër to ajo përmendi dy projekte të rëndësishme që janë implementuar së fundmi nga Kryqi i Kuq –Dega Gjakovë.

Deri më tani ka pasur interes për blerjen e këtyre gjupave me kapele, të hollat e të cilave shkojnë të gjitha në ndihmë të nevojtarëve të regjistruar në Kryqin e Kuq.

Read Previous

Cramon rreth kishës ortodokse serbe: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Read Next

Mulliri i Qemajl Begut dikur monument kulturo-historik, tani ka mbetur nën rrënoja