Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë agjendën e tij të brendshme për projektin infrastrukturorë 2.75 trilionë dollarësh në Uashington.
Biden kishte shpresuar të prezantonte një paketë mjedisore në samitin global të klimës të javës së ardhshme në Britani.
Por kolegët e tij demokratë braktisën planet për një votim të enjten, duke e lënë të gjithë platformën e tij pezull.
Biden zbarkoi në Romë të premten për një samit të G20, ku planet për një taksë minimale globale do të jenë në agjendë.
Presidenti i dytë katolik i Amerikës do të takohet gjithashtu me Papa Françeskun në Vatikan, raporton BBC.
Ai do të shkojë në Skoci të dielën në mbrëmje për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow.
Biden do të kërkojë të projektojë mesazhin se SHBA është kthyer në luftën kundër ngrohjes globale pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Ai iu lut kolegëve demokratë gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Capitol Hill për të mbështetur planet e tij legjislative, duke thënë se donte të dëshmonte gjatë dy samiteve se demokracia amerikane ende funksionon.
/KlanKosova/