Bordi i SHSKUK-së i përgëzon profesionistët shëndetësor të QKMP për angazhimin

Menaxhmenti i spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë kanë pritur për vizitë drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr.Valbon Krasniqi së bashku me kryesuesen e Bordit të SHSKUK-së  Dr. Agreta Gecaj- Gashi dhe anëtarët e bordit. Qëllimi i kësaj vizite ishte  për të parë nga afër punën dhe për të dëgjuar shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, derisa i falënderuan ata për angazhimin dhe menaxhimin me sukses të pandemisë COVID-19. Pas takimit të gjithë bashkarisht vizituan edhe hapësirat e spitalit, gjegjësisht ambientet e njësisë së urgjencës ku është duke u bërë renovimi i tërësishëm i saj. Drejtori Hilmi Shala e njoftoi Bordin e SHSKUK-së që gjithçka këtu është drejt finalizimit të punimeve. Poashtu i njoftoi për planet afatgjate që kanë si spital për t’i realizuar në bashkëpunim me donatorë. Me këtë rast udhëheqësi i SHSKUK-së i inkurajoi mantelbardhët që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi si dhe iu garantoj mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve për modernizimin e hapësirave spitalore.

Krasniqi teksa përmendi prioritetet tregoi edhe për investimin e fundit që është bërë nga SHSKUK në furnizimin e paisjeve adekuate dhe sistemit të oksigjenit.

Ndërkaq, drejtori ekzelutiv i spitalit “Isa Grezda” Hilmi Shala delegacionin e SHSKUK i falënderoi për vizitën, mbështetjen dhe angazhimin aktiv ndaj kërkesave të menaxhmentit të Spitalit.

Nga këtu bordi I SHSKUK-së siguruan se në mënyrë të barabartë, do të ndahen mjete financiare për të gjitha spitalet e përgjithshme, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe përmbushjës së nevojave tjera imediate.

Read Previous

Nga sot buka 50 cent, ngriten çmimet edhe në produkte të tjera

Read Next

Bordi i SHSKUK-së siguron mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës në spitalin e Gjakovës