Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Parë të Basketbollit të Kosovës, duke e mposhtur kështu Marigona Hill Prishtinën me rezultat 68 – 95, fitore e cila ia ka mundësuar Vëllaznimit ngritjen në krye të tabelës së kësaj lige.
Me 20 pikë e 12 kërcime Blendi Rexha ishte basketbollisti më i mirë tek skuadra e Vëllaznimit, derisa u veçuan edhe basketbollistët Rron Dahsyla me 18 pikë e 7 kërcime, si dhe Ujkan Karanezi me 17 pikë të tjera.
Kujtojmë që në xhiron e tretë KB Vëllaznimi takohet me Dardanët, derisa MH Prishtina me New Basketin.