Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Tajlandës

Presidentja Vjosa Osmani priti dje në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Siç theksohet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca, Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe potencoi faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës, ndërkaq ambasadori Bhakavat, i emëruari i parë i këtij shteti në vendin tonë.

Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave.

Presidentja Osmani ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim. /KP/

Read Previous

Merkel: E shqetësuar për të ardhmen e BE-së

Read Next

Ministrja Nagavci mburret me Raportin e Komisionit Evropian në arsim për vitin 2021