Rohde: Gjermania mbetet partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështesin Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Gjermania vazhdon të jetë një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai e rishëprndau postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog në të cilin njoftoi se ia ka dorëzuar Raportin e Progresit të KE-së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se ky raport vlerëson progresin e bërë në disa fusha, derisa thotë se mbetet akoma shumë punë dhe se reformat duhet të zbatohen në mënyrë shumë efektive.

Read Previous

​Kurti dënon sulmin në “Trepçë”, premton investime mbi 70 milionë euro për ndërmarrjen

Read Next

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi