Rastet me grip sezonal në numër më të ulët në krahasim me vitet tjera

Meqenëse kushtet klimtaike kanë pësuar ndryshime edhe rastet me grip sezonal mund të rriten duke pasur parasysh mos përshtatjen e menjëhershme me temperaturat e ambientit të jashtëm. Kështu thonë specialistët e mjekësisë familjare. Në Qendrën e mjekësisë familjare në Gjakovë, rastet me grip sezonal këtë vit kanë qenë më të vogla në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara. Specialistja e mjekësisë familjare, Vera Pitaqi tha se ka ndikuar mbajtja e maskës, higjiena dhe mbajtja e distancës.

Ajo më tutje shtoi se simptomat janë të ndryshme dhe ata që më së shumti preken nga virozat janë fëmijët.

Për tejkalim sa më të lehtë të gripit profesionistët shëndetësorë thonë se kryesisht përdoret tretje fiziologjike për fëmijët, pastaj rekomandohet të konsumohet ushqimi  i rregullt, lëngje dhe qajëra. Ndërsa nuk preferohet qëndrimi në ambiente të mbyllura, dhe pa recetën e mjekut antibiotikët nuk duhet të përdoren.

Read Previous

MSH rekomandon që masat ekzistuese antiCOVID të vazhdojnë edhe për dy javë

Read Next

Ministrat Peci dhe Krasniqi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi me investitor të huaj