Rama: Është surreale që 2 milionë qytetarë të Kosovës rrinë të mbyllur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë fjalimit të tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, tha se është surreale që qytetarëve të Kosovës nuk u është dhënë ende liberalizimi i vizave dhe mundësia e udhëtimit falas në vendet e Bashkimit Evropian.

Rama theksoi se “dy milionë qytetarë në Kosovë janë të mbyllur në vendin e tyre, edhe pse Kosova ka arritur pajtueshmërinë e plotë për liberalizimin e vizave”.

“BE -ja ka miratuar liberalizimin e vizave për 52 milionë njerëz jashtë BE-së, edhe pasi vetë BE-ja ka deklaruar publikisht se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike, madje edhe kriteret ad-hoc për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi”, është shprehur Rama.

/GazetaExpress/

Read Previous

Nuk janë parkingje por shfrytëzohen si të tilla

Read Next

Moment historik, në Afrikë do të fillojë vaksinimi i fëmijëve kundër malaries