Punimet në Çarshinë e Vjetër nuk vazhdojnë, problem janë pllakat e granitit jo adekuate

Punimet në Çarshinë e Vjetër ishin pezulluar zyrtarisht nga Ministria Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe të tilla do të mbesin. Kështu konfirmuan për televizionin tonë përmes emailit nga MKRS. Në emailin e MKRS-së thuhet se : Komisioni për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës ka marrë vendim që të aprovojë si pjesërisht të bazuara pretendimet mospajtuese të parashtruara nga pala që është ankuar dhe kësisoj lënda e kontestuar kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje në përputhje me të gjeturat e evidentuara.  

Sipas MKRS-së materiali I përdorur për ndërtimin e rrugës nuk përputhet me materialin original.

Në arsyetimin e vendimit konstatohet se projekti të kthehet në rishqyrtim, kur bëhet fjalë për materialin e përdorur në shtresën e sipërme të tërë gjatësisë së rrugës në Çarshinë e Madhe në Gjakovë. Komisioni poashtu konstaton se materiali i propozuar në projekt, pllakat e granitit, nuk përputhet me materialin origjinal as në dimension e as në autenticitetin burimor, që e cila ka qenë e shtruar në kalldrëm. Pra, kjo gjë nuk është në përfillje me kërkesat dhe standardet e mishëruara në Ligjin për Trashëgimi Kulturore, aktet nënligjore dhe standardet teknike profesionale në fuqi.

Punimet për shtrimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga” kishin filluar më 10 shtator, për t’u ndërprerë me 21 shtator  nga MKRS. Kjo rrugë ishte e paraparë të përfundojë në afat prej 30 ditësh, secili segment të kryhej për 10 ditë, por një gjë e tillë tashmë është e pamundur, e bizneset e që operojnë aty mbeten pa zgjidhje akoma.

Read Previous

Çmimi Nobel për Kimi, shpërblehen dy shkencëtarë për zhvillimin e organikatalizës asimetrike

Read Next

Nuk janë parkingje por shfrytëzohen si të tilla