MSH: 45 për qind e popullatës janë vaksinuar deri më tani

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi për media thotë se për 6 muaj i kanë tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar.

MSH thotë se kjo është arritur falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/Telegrafi/

Read Previous

Kusari-Lila: Nuk ka pengesë që ndal gruan e përcaktuar për sukses dhe jetë më të mirë – E SPONSORISUAR

Read Next

ATK: Kemi identifikuar dhe formalizuar dy mijë e 756 punëtorë të pa regjistruar