Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, mbrëmjen e djeshme në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ka përcjellur filmin “Shpresa” me regji të Lyra Pozhegu.
Kusari-Lila në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se : “Ky film është shfaqur në edicionin e këtij viti në DokuFEST dhe ai paraqet debutimin e regjisores së re Gjakovare në kinematografinë Kosovare. Storia, dedikimi dhe inspirimi për filmin ishte për Nënën e Lyrës dhe përpjekjet e saja për të shpëtuar familjen gjatë luftës së fundit në Kosovë.“
Ndër të tjera Kusari-Lila ka cekur që nuk ka barrierë apo pengesë që ndal gruan e përcaktuar për sukses dhe jetë më të mirë.