Qyteti i kulturës pa banjo publike

Është më se e vërtetë se mënyra e jetesës ka ndryshuar por kjo  nuk e arsyeton fare mungesën e banjove publike që dikur ishin pothuajse në çdo lagje në qytetin e Gjakovës. Kështu është shprehur për TV Syri, prof. Muhamet Rogova. Është më e dobishme që të rindërtohen banjot sesa njerëzit të ndotin çdo cep duke krijuar kështu një imazh negativ  të qytetit, shtoi tutje ai.

Pavarësisht se është më në moshë edhe Xhafer Dobruna i  mban mend mirë lagjet në të cilat ka pasur banjo publike.

Të domosdoshme janë banjot të cilat duhet vënë në funksion të qytetarëve. Në këtë linjë të mendimeve është edhe Sokol Dobruna.

Kërkesa e qytetarëve mbase edhe do të përfillet një ditë që në qytetin e Gjakovës të vendosen banjot publike.

Read Previous

Tre shkencëtarë marrin Çmimin Nobel në Fizikë

Read Next

Pacolli vizitë në Hagë, takon Thaçin, Veselin e Selimin