Kolaj: Do të punojmë që ta zhvillojmë turizmin në Gjakovë – KRONIKË ZGJEDHORE

Në kuadër të fushatës zgjedhore Partia Shqiptare  Demokristiane e Kosovës sot vizitoi shpellën e Kusarit. Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e kësaj partie Ferdinand Kolaj tregoi se e ka iniciuar vet këtë projekt sa ka qenë drejtor i zhvillimit ekonomik dhe se kjo shpellë ka vizitorë nga e gjithë Kosova.

Ai gjithashtu shtoi që gjatë qeverisjes së tij këtu do të punohet ende sepse ekzistojnë ende shpella të pa zbuluara.

Kandidati Kolaj i shoqëruar nga kandidatët për këshilltar komunal vazhduan rrjedhën e takimeve edhe në zona të tjera të komunës.

Read Previous

Rëndësia e gjidhënies gjatë pandemisë Covid-19

Read Next

MPJD: Kemi përfunduar procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj