Është java e gjidhënies dhe informacionet lidhur me këtë proces janë të domosdoshme për nënat e reja. Një aktivitet në qendër të qytetit e kanë ndërmarrë disa infermiere të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ato ndalun çdo nënë për t’i këshilluar në lidhje me rëndësinë e gjidhënies sidomos në këtë kohë pandemie në të cilën ndodhemi si dhe shpërndanë broshura vetëdijesuese.
Drejtori ekzekutiv i aksionit për nënat dhe fëmijët tha që ky projekt është parë si i domosdoshëm për t’i informuar nënat gjidhënëse për covid-19, vaksinimin dhe këshilla të tjera rreth gjidhënies.
Gjidhënia është shumë e shëndetshme për foshnjën sepse i ka të gjitha vitaminat, mineralet dhe elementet ushqyese që i nevojiten foshnjes u tha me këtë rast.