Për një javë AVUK ka bërë 186 inspektime për zbatimin e masave anti-covid në komunën e Gjakovës

Të gjithë qytetarët e vendit janë të detyruar t’i respektojnë masat anti-covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës, kështu thuhej në një nga paragrafët e masave anti-covid të cilat u prezantuan së fundmi. Për të kuptuar nëse ato janë duke u zbatuar nga qytetarët kontaktuam kryeinspektorin sanitar në Prishtinë, Ibrahim Tershnjaku.

Përmes një emaili zyrtar të dërguar nga vet Tershnjaku mësuam se në komunën e Gjakovës nga data 24.09.2021 deri me datë 30.09.2021 nga inspektoriati sanitar janë bërë gjithsej 186 inspektime, kurse u janë shqiptuar 2 gjoba personave fizik, për mosrespektim të masave.

Gjatë po të njëjtës periudhë kohore Tërshnjaku bën të ditur se janë lëshuar edhe 20 vendime për izolim, 166 vendime të tjera janë dhënë për dalje nga izolimi, raste të mbikqyrjes së varrimit kanë qenë 2 si dhe janë berë 80 raste të monitorimit.

Avuk është institucion i cili në vazhdimësi është duke përcjellë situatën në lidhje me respektimin e  masave anti-covid, prandaj edhe inspektorët e këtij institucioni gjatë gjithë kohës janë në krye të detyrës.

Read Previous

Gjykata Supreme kthen në rigjykim çështjen ndaj inspektorëve komunal

Read Next

Mungesa e drejtorit bllokon procedimin e lëndëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit