Rriten çmimet e produkteve ushqimore në treg

Çmimet në treg kanë pësuar ndryshime të dukshme krahasuar me vitin e kaluar. Në disa produkte siç janë pemët, perimet dhe produktet e bylmetit çmimet janë rritur për 50 deri në 60 përqind, kështu thonë tregtarët. Ndërsa qytetarët që takuam në tregun e madh në qytetin e Gjakovës thanë se çmimet janë shumë të larta krahasuar me pagën mesatare në vendin tonë. Në anën tjetër tregtarët thonë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e mungesës së sasisë së produkteve sepse këtë vit ka pasur thatësira të mëdha dhe shpëtimi i produkteve ka qenë i pamundur. Prodhuesit dhe fermerët kërkojnë mbështetje nga institucionet sepse siç thanë ata këkesat e konsumatorëve janë të mëdha por produkte ka çdo herë e më pak.

Read Previous

Shërbimi Korrektues njofton për lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar

Read Next

Kolaj: Do t’ju qëndrojmë afër bizneseve të Gjakovës – KRONIKË ZGJEDHORE