Konjufca: Askush nuk e do Gjakovën më shumë se Mimoza Kusari-Lila – KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila bashkë me dhe kryetarin e kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca,  deputetët si dhe ministren e Industrise Tregtisë dhe  Ndermarrësisë  Rozeta Hajdari u takuan me banorët e fshatit Skivjan.  Bashkëpunimi në mes të qeverisë Kurti dhe asaj Kusari Lila do të rezultojë për komunën e Gjakovës në zhvillim ekonomik, infrastrukturë, punësim, cilësi në arsim dhe cdo fushë tjetër, tha Kryeparlamentari Konjufca në fjalën e tij drejtuar banorëve.

Kusari-Lila shtoi se me ndihmën e nivelit qëndror do të realizojnë synimet e përbashkëta për Gjakovën. Ajo tha se në qeverisjen e saj  mision kryesor janë parqet industriale.

Gjatë ditës Kusari-LiLa dhe Konjufca kanë vazhduar me takime në lagje të ndryshme në komunën e Gjakovës.

Read Previous

Koshi: Virusi Covid-19 ka ndikuar në rritjen e problemeve që kërkojnë trajtim fizoterapeutik

Read Next

FC Liburn e fillon kampionatin me fitore, mposhti Pejën me rezultat 6:4