41 mijë e 12 persona do të votojnë për herë të parë në Kosovë

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen gjatë këtij muaji, ka përfunduar.

Lista përfundimtare e votuesve për këtë vit ka 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021.

“Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u”, ka thënë Elezi

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti ritakon pas 16 vjetësh zyrtarin policor

Read Next

Basha: Të ristrukturohet buxheti për të përballur krizën e energjisë