Kuçi: Kurti po ia ruan Vitisë MSH-në në rast se nuk bëhet kryetar i Prishtinës

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia ruan Arben Vitisë Ministrinë e Shëndetësisë në rast se nuk bëhet kryetar i Prishtinës.

Kuçi gjithashtu ka thënë se kjo gjë po ndodh në kohën kur masat anti-covid janë rigoroze.

Tutje, ajo kritikoi masat anti-covid duke thënë se ora policore është dëshmuar si e paefektshme. E për qeverinë tha se nuk ka ndonjë pako financiare.

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të MSH-së, ndërkohë që Kurti ende nuk ka emruar ndonjë ministër në vend të tij.

Ministria e Shëndetësisë aktualisht qëveriset nga zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Kurti ka vendosur që të mbajë Ministrinë e Shëndetësisë me ushtrues detyre, që t’ia ruaj pozitën Arben Vitisë në rast se nuk bëhet kryetar komune. Absurditeti është se kjo po ndodhë në kohën kur masat anti-covid janë rigoroze.

Kemi në fuqi vendimin absurd të orës policore që është dëshmu i paefektshëm kudo në botë. Nuk ka pako ekonomike për qytetarët që janë të dërmuar financiarisht.

Neve na penalizojnë e me masa, derisa doktor Hipkoritin e kandidojnë për kryetar të Prishtinës, duke i ngrirë pozitën, pa e zëvendësuar.

/GazetaExpress/

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Mirëpritet dërgimi i FSK-së në misione jashtë vendit