Pas zhbllokimit të veriut të vendit dhe largimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe barrikadave nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, janë vendosur trupat e KFOR-it që do të qëndrojnë aty për dy javë, në mënyrë që të monitorojnë situatën.
Kurse, një zhbllokim i tillë është mirëpritur nga ana e KFOR-it, të cilët përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se ata do të qëndrojnë në Jarinje dhe Bërnjak në mënyrë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes.
“KFOR mirëpret de-përshkallëzimin në pjesën veriore të Kosovës, dhe për dy javët e ardhshme do të mbajë një prani të përkohshme, të fuqishme dhe të shkathët në zonë, në përputhje me aranzhimin dhe KS të OKB-së R 1244, për të siguruar një siguri dhe siguri mjedisi dhe liri të lëvizjes”, kanë shkruar ata në Twitter./Gazetasinjali