Ashtu siç e kanë traditë, edhe këtë herë me himnin kombëtar, nisi fushatën Lëvizja Vetëvendosje. Në një vend të veçantë, Muzeun Etnografik, kësaj radhe kandidatja për kryetare e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila ishte e shoqëruar nga deputetët Agon Batusha e Ardian Gola si dhe nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili tha se është nder që po e hap këtë takim duke ditur që Gjakova di të vlerësojë drejt.
Kandidatja për kryetare nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila shpalosi para të pranishmëve pjesë nga programi duke theksuar se ky është një program me investime e plane të rëndësishme.
Do të qeverisim bashkë me qytetarin në nivelin lokal dhe ndryshimi nuk ka qenë kurrë më i prekshëm, konstatuan të pranishmit nga niveli qendror që erdhën në përkrahje të Kusari –Lilës në garën për Gjakovën.