Aktualisht situata në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” është stabile sa i përket aspektit financiar. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv, Behar Ferizi. Tutje, ai ka treguar edhe për borxhet që qytetarët i kanë kësaj kompanie e që variojnë afër 2 milion e 500 mijë euro. Por nuk ndodh anasjelltas me këtë kompani që sipas Ferizit nuk i kanë asnjë borxh operatorëve e as ATK-së.
Ne u interesuam të dimë më shumë edhe për dy pajisjet të cilat KRM “Çabrati” i kishte siguruar me mjete vetanake me qëllim që punëtorëve t’u lehtësojnë punën por edhe të kryejnë një proces më të avancuar të pastrimit.
Qytetarët janë ata që duhet të jenë të përgjegjshën për veprimet e tyre. Të mos hedhin mbeturina vend e pa vend duke kontribouar në ndotje të mjedisit ku ata jetojnë por duhet që mbeturinat të hedhen në vendin e destinuar , u tha me këtë rast.