Ky vend ka zyrtarisht verën më të mirë në botë

Një kantinë vere argjentinase është zgjedhur si më e mira në botë për të tretin vit radhazi. Renditja e Vreshtave më të Mirë në Botë zgjodhi verën, pasi vlerësoi pikëpamjen e pothuajse 600 ekspertëve ndërkombëtarë.

Kantina “The Zuccardi Valle de Uco”, e vendosur në provincën e Mendoza doli në krye të listës së vitit 2021. Lista vlerëson lehtësitë e kantinave të verës në botë dhe cilësinë e produkteve të tyre, për të zgjedhur 100 destinacionet kryesore të verës në botë.

“Jemi shumë të lumtur. Është një njohje e rëndësishme për ne dhe gjithashtu për rajonin, sepse është një juri e madhe ndërkombëtare që përzgjidhet me rotacion nga viti në vit”, u shpreh Miguel Zuccardi, një nga menaxherët e vreshtës. “Kjo na lejon të vazhdojmë ta vendosim verën tonë në krye të botës”.

Renditja, e përpiluar çdo vit nga pothuajse 600 somelierë* globalë, ekspertë të verës dhe gazetarë të udhëtimeve luksoze, vlerëson vendet më të mira për të shijuar dhe mësuar rreth kultivimit të verës dhe rrushit, si dhe arkitekturën e kantinave, restoranteve dhe hoteleve të tyre.

Roli i një somelieri në një restorant lidhet e gjitha me bërjen e porosive, përzgjedhjen e listës së verës, kombinimin e ushqimit me verës, këshillimin e klientit etj, gjithnjë në lidhje me verërat që ofrohen.

Katër kantina të tjera vere nga dhjetë, ndodhen në Amerikën Latine, prandaj mund të themi se rajoni është padyshim vendi ku duhet të jeni nëse po kërkoni të shijoni pije të klasit botëror./Anabelmagazine

10 kantinat e verës që kryesojnë renditjen globale të publikuar këtë javë janë:

1. Zuccardi Valle de Uco (Argjentina)

2. Marqués de Riscal (Spanja)

3. Chateau Margaux (Franca)

4. Bodega Garzón (Uruguaj)

5. Montes (Kili)

6. Antinori nel Chianti Classico (Itali)

7. Catena Zapata (Argjentina)

8. Viña VIK (Kili)

9. González Byass-Bodegas Tío Pepe (Spanja)

10. Creation (Afrika Jugore).

Read Previous

Për herë të parë një grua nga Gjakova udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë

Read Next

​Maloku-Bërdyna: Përgjegjëse për mungesën e teksteve shkollore janë DKA-të