Zvicra mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Shteti i Zvicrës e ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës bëhet thirrje që të dyja palët të ecin përpara drejt normalizimit të raporteve, transmeton Klankosova.tv.

“Zvicra mirëpret rezultatin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rreth targave të veturave dhe inkurajon të dyja, Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë progres të mëtejmë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në qëndrim. /Klankosova.tv/

Read Previous

ShSKUK: 242 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Read Next

Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë