Shoqata “Iniciativa e të verbërve” në Gjakovë mban turne të shahut

Shoqata “Iniciativa e të verbërve” në Gjakovë ka mbajtur turne në sportin e shahut. Kryetari i kësaj shoqate Mark Pjetraj tha se ky aktivitet u organizua në kuadër të javes  evropiane të sportit. Pjesëmarrës ishin shahist nga iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës dhe Gjakovës  si dhe shoqata e shurdhmemecëve.

I pranishëm ishte edhe  kryetari i shoqatës “inicativa e pavarur e të verbërve të Kosovës”  ,Halil Kurmehaj i cili tregoj se sot kanë sjellë në Gjakovë një donacion të dhuruar  nga zyra e kryeministrit.

Herolind Gashi udhëheqës i departamentit  të kulturës, rinisë dhe sportit nga ministria e këtij sektori  tha se qysh në moshë të vogël e luan lojen e shahut dhe është shumë e rëndësishme si lojë për të.

Vendin e parë të këtij turneu  u fitoj Hazir Cikaqi dhe vendin e dytë,Bajram Gashi.
Tutje ata shtuan se aktivitet e tyre nuk do të ndalen dhe se do te vazhdojnë  edhe në ditët vijuese.

Read Previous

AMF-ja në Çabrat do të bëhet paralele e I.P “Ganimete Tërbeshi”

Read Next

Federata sindikale e pensionistëve të Gjakovës mbetet pa zyrë