Hapet aplikimi për studime Master në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00.

Read Previous

Dhjetë viktimat e masakrës së Rezallës do të riatdhesohen sot në Kosovë

Read Next

Shqiptohen mbi 700 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19