Llava e vullkanit arrin në oqean, alarmohet Spanja

Lava flows from a volcano on the Canary island of La Palma, Spain in the early hours of Tuesday Sept. 28, 2021. A Spanish island volcano that has buried more than 500 buildings and displaced over 6,000 people since last week lessened its activity on Monday, although scientists warned that it was too early to declare the eruption phase finished and authorities ordered residents to stay indoors to avoid the unhealthy fumes from lava meeting sea waters. (AP Photo/Saul Santos)

Shtohet frika për gaz toksik i cili është mjaft i rrezikshëm për qytetarët.

Llava e  vullkanit në Spanjë është derdhur në oqean  një fenomen i cili mund të jetë i rrezikshëm sipas ekspertëve.

Shpërthimet dhe lëshimet e gazit toksik priten kur llava përfundimisht të arrijë në oqean . Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje, raporton BBC.

Autoritetet në Ishujt Kanarie të Spanjës u thanë banorëve në bregun perëndimor të La Palmas që të mbyllin  dyert dhe dritaret  për shkak të frikës nga emetimet e gazrave toksikë.

Ky vullkan ka gëlltitur pothuajse 600 shtëpi që kur ai hyri në një fazë shpërthyese më 19 Shtator .

Mijëra njerëz janë evakuuar dhe tre fshatra bregdetarë janë mbyllur në pritje të zbritjes së llavës në oqean.

Shpërthimi i vullkanit nuk ka shkaktuar viktima pasi autoritet spanjolle arritën të jepnin në kohë paralajmërimet për evakuim.

Spanja e klasifikoi La Palma si një zonë katastrofash dhe ka premtuar një paketë ndihmash prej 10.5 milionë Euro e cila do të shkojë për banorët e prekur./KultPlus.com

Featured Image

Read Previous

​17 viktima dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Read Next

Kandidati i PSHDK-së për kryetar Ferdinand Kolaj bashkë me kandidatët për asamble vizituan Dujakën-KRONIKË ZGJEDHORE