Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit në Bruksel ka bërë të ditur se sipas dakordimit që kanë pasur më palën serbe, pritet që barrikadat të hiqen të shtunën dhe Njësinë Speciale në veri ta zëvendësojnë njësit të KFOR-it.
Ai tha se dakordimi ka paraparë tri elemente kryesore.
“Elementi i parë nga dita e hënë si Koosva dhe Serbia do të përdorë stikersa, afishe në vend të tabelave, kjo ka qenë synimi ynë që të kemi trajtim të barabartë, mirëpo kjo zgjidhje do të jetë e përkohshme sepse do të formohet një grup punues që brenda gjashtë muajve ta gjej zgjidhjen e përhershme.
“Dhe pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadës në Jarinë dhe Bërnjak. Sipas marrëveshjes të shtunën do të vendoset KFOR-i lartë, dhe pas disa orësh KFOR-i do të zëvendësoj Njësinë Speciale të cilët do të tërhiqen paralelisht me barrikadat”, tha Bislimi pas takimit atje.
I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar rreth temës së veriut.