Mjaftuan 18 vota kundër që buxheti i komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe dy vitet e tjera të mos votohet. Kjo pikë e rendit të ditës ngriti diskutime të shumta mes anëtarëve të asamblesë dhe ekzekutivit. Ishte Rrok Luli nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ai që e etiketoj kryetarin në detyrë Ardian Gjini si fajtor të prishjes së koalicionit qeverisës.
Ai e krahasoj Gjinin edhe me Astrit Haraqinë.
Buxheti dhe projektet për zhvillimin e Gjakovës nuk mund të bëhen për inate politike. Projektet që i takojnë komunës së Gjakovës e që duhet të financohen nga niveli qendror nuk mund ti ndal askush duhet ti kërkojmë me ngulm sepse është e drejtë e qytetit tonë tha ndër të tjera Luli.