Është mbajtur mbledhja e tetë me radhë e Kuvendit të komunës së Gjakovës. Fillimisht, kandidatja nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Adelina Rexhepi, u betua para anëtarëve të kuvendit.
E pas miratimit të pikës se parë, pasuan pyetjet për ekzekutivin. Drita Buza, nga alternativa shprehu interesim për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Çabrat e cila aktualisht është e mbyllur.
Nuk munguan as pyetjet për infrastrukturën.
Ndërsa, Ali Tafarshiku nga Alternativa ngriti një tjetër çështje për diskutim.
Kryetari në detyrë në fjalën e tij, falenderoi të gjithë kandidatët për bashkëpunim dhe u uroi suksese atyre. Më pastaj u përgjigj në pyetjet që i parashtruan anëtarët e Kuvendit.
Me shumicë votash u miratua propozim plani i shpërndarjes të të hyrave vetanake me buxhetin suplementar por nuk ndodhi njëjtë me projekt buxhetin e komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe vitet tjera pasuese. Me 18 vota kundër dhe 15 pro, nuk kaloi ky buxhet.