PSHDK viziton Iniciativën e Pavarur të të Verbërve- KRONIKË ZGJEDHORE

Partia Shqiptare Demokristiane në Gjakovë sot ka vizituar Iniciativën e Pavarur të të verbërve. Kandidati për kryetar komune nga radhët e kësaj partie, Ferdinand Kolaj, u njoftua nga afër me hallet e kësaj kategorie. Me ardhjen time në krye të komunës, fokus do të jetë sigurimi i kushteve më të mira si dhe subvecioneve nga të cilat mund të përfitojë kjo kategori, u shpreh Kolaj gjatë bisedës me anëtarët e pranishëm.

Ndër të tjera në këtë takim Kolaj dhe asambleistët e pranishëm premtuan të ndihmojnë edhe në fushën e punësimit dhe realizimit të kërkesave të tjera që janë të domosdoshme për personat e verbër.

Read Previous

Policia e Kosovës shpall tender për furnizim me automjete për trazira

Read Next

​Qytetarët e pajisur me tabela të përkohshme kërcënohen nga persona të paidentifikuar