Situata me koronavirusin në Kosovë është përmirësuar.
Si rrjedhojë e kësaj Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19.
“Tash në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftim.
“Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj – të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID”. /Klankosova.tv/