OBSH do të rifillojë hetimin lidhur me origjinën e COVID-19

Ankara

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të rifillojë sërish hetimet e saj lidhur me origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Wall Street”, zyrtarët e OBSH-së thanë se është formuar Grupi Këshillimor Shkencor dhe se një prej detyrave të tij është të përcaktojnë nëse COVID-19 ka dalë apo jo nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës.

Ekipi do të përbëhet nga 20 ekspertë, përfshirë ekspertë të sigurisë laboratorike, ekspertë të biosigurisë dhe ekspertë për gjenetikën dhe sëmundjet e kafshëve.

Një zyrtar i OBSH-së ka theksuar se përparësia për ekipin e ri “duhet të jetë qasja dhe të dhënat në vendin ku janë përcaktuar raportet e para”.

Raporti OBSH-Kinë

Në raportin e deklaruar lidhur me origjinën e COVID-19 nëpërmjet punimeve të përbashkëta OBSH-Kinë, ishte pretenduar se COVID-19 nga lakuriqët tek njerëzit është transmetuar nëpërmjet një kafshe tjetër.

Dalja e COVID-19 nga laboratori, në raport ishte treguar si “mundësia më e ulët”.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus lidhur me raportin në të cilën mundësia e daljes së COVID-19 nga laboratori ishte treguar si hipoteza e “mundësisë më e ulët” tha se “Nuk besoj se ky vlerësim është mjaftueshëm gjithëpërfshirës. Do të ketë nevojë për më shumë punë dhe të dhëna për të arritur rezultate më të qëndrueshme”.

Kina ka refuzuar thirrjet e OBSH-së për fillimin e një hetimi të ri rreth origjinës së COVID-19.

Read Previous

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Read Next

Shqiptohen mbi 600 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19