Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bëri vizitë zyrtare në Kosovë, ku takoi krerët e pozitës e opozitës.
Analisti Bekim Çollaku, tha se vizitat e krerëve shqiptarë në Kosovë janë gjithmonë të mirëseardhura dhe në kohën e duhur.
”Pa dashur të paragjykojë çështjet protokollare se e ka qenë e paraparë kjo vizitë zyrtare e kryeministrit Rama përpara apo pas vendosjes së masës reciproke me Serbinë për çështjen e targave të automjeteve, vizitat e krerëve të shtetit shqiptar në Kosovë janë gjithmonë të mirëseardhura dhe në kohën e duhur”, tha Çollaku.
Tuje, njohësi i çështjeve politike, u shpreh i bindur se Kosova do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Shqipërisë, por se duhet të koordinohen veprimet, për t’i dalë ballë provokimeve nga ana e Serbisë.
”Sigurisht se Shqipëria si gjithmonë do t’i ofrojë Kosovës mbështetjen e saj në çdo rrethanë. Mirëpo, është interes ndërshtetëror që të koordinohen veprimet për të ndihmuar përballimin dhe tejkalimin e veprimeve provokuese që vinë nga Serbia”.
Ish ministri për integrime evropiane, njëherit ish-këshilltar presidencial, tha se tani që qëllimi është arritur dhe marrëveshja për targat e makinave është duke u zbatuar, është esenciale që rrugët në veri të vendit të zhbllokohen dhe situata të qetësohet.
”Roli dhe mbështetja e Shqipërisë si një shtet anëtar i NATO-s është tepër e rëndësishme për Kosovën në aspektin e ruajtjes së sovranitetit tonë shtetëror”, u shpreh Çollaku.
/KlanKosova.tv/