Një femër në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj, e cila më pas ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor.
“Gjakovë, 26.09.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.