Presidenca: Serbia mban përgjegjësi të plotë për çdo tejkalim të situatës

Sot janë shënuar dy sulme në komunat me shumicë serbe. Në Zubin Potok janë djegur zyret në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndërsa në zyret në Zveçan është gjetur eksploziv i pashpërthyer.

E pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.

Ai ka thënë që Serbia mbanë përgjegjësi për çdo tejkalim të situatës në veri.

“Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale kanë djegur zyret e qendrës për regjistrimin e automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës.”, ka shkruar Vela.

Sot është dita e gjashtë që protestuesit serbë kanë barrikaduar pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe Bërnjak, pasi u vendos reciprociteti për targat ndaj të gjitha automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Read Previous

Petkoviq: Qëllimi politik i Kurtit është Projekti i Shqipërisë së Madhe

Read Next

Covid-19, tetë të vdekur dhe 88 raste pozitive në 24 orët e fundit