Anglia do të japë viza pune për të huajt, shkak mungesa e shoferëve të kamionëve

Britania e Madhe është në vështirësi për shoferë të kamionëve që bëjnë shpërndarjen e mallrave. BBC raporton se ka mungesë të rreth 100 mijë shoferëve në vendin ishullor, sipas Shoqatës së Transportit Rrugor në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë arsye, qeveria britanike po mendon që të lehtësojë rregullat dhe të japë viza për shoferët e huaj të kamionëve në mënyrë që të kenë mundësi të punojnë në Britani të Madhe.

Këto vendime pritet të merren këtë fundjavë, sipas raportimeve nga mediat britanike.

Mund të jepen deri në 5 mijë viza të përkohshme pune për shtetasit e huaj vetëm për shoferët e kamionëve, raporton BBC.

Shteti ishullor duket se po përballet me vështirësi në furnizimin me karburant të pikave të dedikuara dhe me shpërndarjen e mallrave. /tvklan.al

Read Previous

Kurti reagon pas incidenteve në Veri: Sulme të këtilla nuk do të tolerohen

Read Next

KMDLNj bën thirrje që të hapen rrugët e bllokuara në veri të Kosovës